Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi, veprimin e drejtëisë franceze për ta shtyrë vendimin për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar politik.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën’ Epoka e re”, ai ka thënë se zvarritja e këtij procesi edhe për tri javë është qesharak dhe pa bazë jurdikie.
“Në aspketin juridik nuk shoh ndonjë bazë që Haradinaj duhej të ndalej qysh në fillim nga autoritetet franceze e lëre më të vazhdohet me këto shtyrje të panevojshme. Pra kemi të bëjmë me një veprim poltik që Parisi më së miri e njeh”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka theksuar se juristët më të shquar ndërkombëtarë të Gjykatë së Hagës, të emëruar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pjesë e së cilës ka qenë edhe Franca, kanë ardhur në përfundim se Ramush Haradinaj është i pafajshëm për akuzat e pretenduara nga Serbia.
Australia ndalon rikthimin e qytetarit të lidhur me ISIS
Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit ...
“Liria ka emër”, Rama reagon me mesazh pas fjalëve përfundim...
Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...