KEK-u përfundon aksionin në Kazermën “Adem Jashari”

16:39 | 26 Prill 2017

Në vazhdën aksioneve për ndihmë komunitetit dhe institucioneve të vendit, kësaj radhe KEK-u ka përkrahur FSK-në.

Duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të KEK-ut dhe MFSK-së, dhe fuqizimit të bashkëpunimit me FSK-në, sot është përmbyllur aksioni që ka filluar ditë më parë për rregullimin e kazermës, me ç’rast është bërë mbushja e një hapësire të madhe me dhe humusor në kazermën “Adem Jashari” .

Për këtë aksion KEK-u ka angazhuar një numër të madh të makinerisë së rënd “Damper – Bell”me të cilët janë ngarkuar dhe transportuar mbi 1000 m3 djerrinë.

Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara