Deputetja britanike Alicia Kearns ka ngritur alarmin për situatën e sigurisë në Ballkan, duke theksuar se rreziku i konfliktit në rajon vazhdon të mbetet real. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve ndërkombëtarë që të mos e largojnë vëmendjen nga zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kearns ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi i saj i mbajtur në Këshillin e Evropës, ku ka kërkuar angazhim më të madh ndërkombëtar për stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës. Ajo ka theksuar se e ardhmja e këtij shteti duhet të jetë e lidhur ngushtë me Evropën.
“Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm. Javën e kaluar në Këshillin e Evropës i bëra thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnjë të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në bashkësinë e Evropës, aty ku meriton të jetë”, ka shkruar ajo në “X”.
Duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, ajo përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe vlerësoi se paqja asnjëherë nuk duhet të merret si e mirëqenë.
Kearns ishte deputetja britanike që pati alarmuar se si në Kosovë po kontrabandoheshin armë nga Serbia dhe se ato po ruheshin në kishat ortodokse serbe. në korrik të 2023-s ajo pati thënë se transporti i këtyre armëve bëhet nëpërmjet autoambulancave.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?