Komisioni Evropian ka thënë se rasti i Kosovës dhe ai i Katalonisë nuk mund të krahasohen.
Kjo për shkak se Spanja është një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, transmeton portali arbresh.info
“Kur ishte në pyetje njohja e Kosovës, ishte një kontekst shumë specifik. Ky qëndrim është miratuar nga deklaratat e ndryshme të OKB-së dhe nga rezoluta të ndryshme të OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Në një kontekst shumë specifik, me arsye specifike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, por ai nuk ka dhënë detaje se cilat deklarata dhe rezoluta të OKB-së po përpunohen, ndërsa as nuk ka detajizuar se cilat janë “specifikat” në të cilat ai po referohej.
Komisioni Evropian në deklaratën e sotme të saj thotë se, duke pasur parasysh kushtetutën spanjolle, vota e djeshme në Kataloni ishte e jashtëligjshme.
Për Komisionin Evropian, siç ka deklaruar Presidenti, Jean Claude Juncker, kjo është një çështje e brendshme për Spanjën që duhet të trajtohet në përputhje me rendin kushtetues të Spanjës.
Përtej aspekteve thjesht ligjore të kësaj çështjeje, Komisioni beson se këto janë kohë për unitet dhe stabilitet, jo përçarje dhe fragmentim./ arbresh.info/
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...