Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së dielës në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo njoftoi se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./Arbresh.info.
Auto Draft
Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...