Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur sot në mes të dy veturave në rrugën rajonale Gjakovë-Prizren.
Shefi i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, ka thënë për arbresh.info se si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa njëri nga ta është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Janë katër persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, tre janë të lënduar lehtë dhe njëri është në gjendje të rëndë, deri te aksidenti ka ardhur se drejtuesi i automjetit i cili ka lëndime të rënda trupore, ku gjatë lëvizjes të automjetit në drejtim të Prizrenit e ka humbur kontrollit ndaj mjetit të tij dhe ka dalur në anën tjetër të rrugës, me që rast është përplasur me mjetin i cili ishte duke ardhur në drejtim të Gjakovës”, është shprehur Sahatqija
Sipas tij, tre nga të lënduarit kanë marr trajtim në spitalin rajonal në Gjakovë, dhe janë liruar, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në Qendrën Klonike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sahatqija, tha se rasti është nën hetime./arbresh.info/Elmedina Ballazhi
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh