Kandidati për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur për balotazhin e 14 nëntorit. Ai do të përballet me Kadri Rahimajn e VV’së.
Komentet Kastrati i ka bërë në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
“Unë jam i bindur se nëse ata mendojnë për interesin e qytetarëve dhe u jepet hapësira gjeneratës së re, ata kanë me ardh me u bo bashkë me neve. Është ë panatyrshme duke e parë se çka po ndodh në nivel nacional, nëse nuk është në pyetje pazari natyrshëm ata mundem me ardhë me neve”, tha Kastrati.
“Unë nuk e kam dert me vazhdu edhe vetë sepse jam i bindur që qytetarët s’do të kthehen prapa, nuk pranojnë me rikthy gjeneratën e vjetër”, tha ai.
‘Ne jemi në atë situatë që të vjetrit janë bërë bashkë, e kaluara është bërë bashkë dhe e reja ka mbet kush vendos dhe me na u bashku neve”, shton ai, duke thënë se e kaluara përceptohet si e korruptuar.
“Qytetarët e dijë se më nuk ka korrupsion në komunë. Janë të bindur se s’ka korrupsion në komunë dhe ka vetëm drejtësi’, shpjegoi ai.
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri