Instituti EdGuard ka bërë një analizë të Ligjit për Paga karshi punëtorëve të arsimit. Në analizën nga EdGuard rezulton se ka një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas analizës, del se drejtorët e shkollave të mesme do të kenë pagën 768 euro, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesmte të ulta do të kenë 744 euro, drejtorët e institucioneve parashkollore 672 euro.
Sa i përket pagave të mësimdhënësve, sipas këtij institui del se mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta do kenë pagën 696 euro, mësimdhënësit e shkolave fillore dhe të mesme të ulta 672 euro, ndërsa mësimdhënësit e institucioneve parashkollore 624 euro. /arbresh.info/

Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...