Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro ditën e djeshme nga autoritetet amerikane.
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka vlerësuar se ndërhyrja e njësive elitare amerikane, në zbatim të urdhrit të gjykatës dhe të miratuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka qenë një veprim i pritshëm, raporton Klankosova.tv.
“Ndërhyrja e njësive elitare amerikane, në zbatim të urdhrit nga gjykatësit amerikanë, miratuar nga Presidenti Trump, për kapjen e Maduros në Venezuelë, ishte veprim i pritshëm. Maduro nxiti zemërimin e drejtësisë amerikane dhe tash do të gjykohet para kësaj drejtësie. Reagimi i Presidentit Trump lidhet me rrezikun që ish presidenti Maduro dhe gruaja e tij, kanë paraqitur për kontinentin amerikan. Kriminelët e veshur me pushtet, mund të rehatohen për 47 sekonda”, shkroi Lladrovci.
Në postimin e tij, Lladrovci ka përmendur edhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se një reagim i shpejtë i Kryeministrit dhe Presidentes në përkrahje të aksionit amerikan i jep shpresë për aktualitetin politik në vend.
“Reagimi sa më shpejtë aq më mirë i Kryeministrit me Presidenten në përkrahje të aksionit amerikan, më jep shpresë për aktualitetin tonë. Trump i duhet botës në këtë kohë të diktatorëve të vegjël dhe shpërdoruesve të besimit qytetar besa edhe të lëndëve të para strategjike”, shkroi i pari i Drenasit.
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...