Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Veseli dhe Kapitanović diskutuan për raportet e shkëlqyera që Kosova dhe Kroacia kultivojnë midis tyre, në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës euro-atlantike të të gjithë rajonit.
Duke konfirmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese, kryeparlamentari Veseli theksoi se rrugëtimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë model për vendet e tjera të rajonit, të cilat aspirojnë integrimin në BE, bën të ditur zyra për informim e kryeparlamentarit.
Ambasadorja Kapitanoviq, ndërkaq, theksoi se Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në procesin integrimit evropian të saj dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë.
Diplomatja kroate i shprehu kreut të Kuvendit të Kosovës urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë funksion.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026