Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu (DRPK-Veriu), pas një pune operativo-hetimore kishte arritur të siguronte informacione se në autobusin e linjës Novi Pazar –Prishtinë, në vende të fshehura dyshohej se kontrabandoheshin mallra të ndryshme.
Me këtë rast, më 8 qershor rreth orës 11:30, Njësia e Inteligjencës dhe Njësia e Hetimeve Rajonale të DRPK-Veriu, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka bërë përcjelljen (vëzhgimin) e marshutes së lëvizjes së autobusit në fjalë deri në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
“Me të arritur në stacionin e autobusëve, njësitet relevante policore kanë bërë kontrollin e autobusit të markës “Mercedes” ngjyrë e bardhe me targa të Novi Pazarit, të cilin e ngiste vozitësi K. Z. me ç’rast janë gjetur mallra të ndryshme të kontrabanduara”, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit, sipas PK-së, në vende të fshehura janë gjetur mallra të kontrabanduara si:
1. Farmerka për femra të llojit “Fioreto” – 351 copë, farmerka për meshkuj të llojit “La tutti” – 164 copë, bermude për meshkuj të llojeve “La tutti” , “Armani” , “Disle” – 313 copë, trenerka për meshkuj komplet të llojit “Adidas” – 99 copë, këpucë për femra dhe patika për meshkuj – 4 palë, kushineta për automjete – 2 copë, mbushës të telefonave – adaptera – 76 copë, mbajtëse për telefona – selfie – 3 copë, bateri për telefona mobil “Samsung” – 28 copë, USB – 15 copë, bateri për “Smart phone” – 4 copë, folje për telefona mobil – 38 copë, kufje për telefona – 2 copë si dhe MP3 muzikë – 3 copë.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit të shtetit, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, malli së bashku me automjetin është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Prishtinë dhe është hapur rasti “Kontrabandim i mallrave”, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...