Kapen hajnat e shtëpive në Klinë

15:32 | 10 Mars 2016
M. A.

Policia e Kosovës kanë arritur të zbardhin edhe tetë vepra penale të ‘vjedhjes së rëndë’ në zonën e komunës së Klinës, ku cak i këtyre veprave ishin shtëpitë e mërgimtarëve.

Pas një pune intensive, me këtë rast janë identifikuar dy të dyshuarit e mundshëm, njeri nga të dyshuarit, shtetasi P.U. (1995) është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër i njohur për policinë, është në kërkim policor për ta arrestuar.

Si provë materiale hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende që ishin shitur në rajonin e Mitrovicës nga të dyshuarit, e që mendohet të ishin përfituar me anë të kryerjes së veprës penale të vjedhjes së rendë.

Sipas njoftimit të Policisë sot pranë Prokurorisë Themelore në Pejë është dorëzuar kallëzim penal kundër dy të dyshuarve për 8 raste të veprës së ‘ vjedhjes se rendë’. Të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale