Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë një kontrolli rutinë të perimetrit të jashtëm nga zyrtarët korrektues, janë zbuluar dhe konfiskuar tri pako me kontrabandë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur dy telefona mobil të markës iPhone, dy telefona, tri paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe tri koka të adaptuara për mbushje.
Postimi i plotë:
Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kontrollit të perimetrit të jashtëm nga zyrtarët korrektues, janë zbuluar dhe konfiskuar tri pako me kontrabandë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dy telefona mobil iPhone, dy telefona Mini, tri paketime me marihuanë si dhe tri koka të adaptuara për mbushje.
Dyshohet se kontrabanda është hedhur nga jashtë perimetrit të Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë. Lidhur me rastin është njoftuar Policia, ndërsa Qendra e Paraburgimit Mitrovicë ka nisur hetimet e brendshme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese./Arbresh.info
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...