Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Sreqko Spasiq ka thyer rëndë heshtjen zgjedhore duke udhëzuar me numra kënd me votua.
Ai në profilin i tij në Facebook para disa ore ka publikuar numrat e disa kandidatëve për deputetë ku ka bërë thirrje që ata të votohen.
Sipas Ligjit Zgjedhore të Kosovës, heshtja zgjedhore në Kosovë fillon me hapjen e qendrave të votimit,
Lista Serbe ka bërë votim të organizuar sot në veri të Mitrovicës, e cila poashtu është e ndaluar me Ligjin Zgjedhor në Kosovë.
Qeveria e Serbisë e pat emëruar Sreqko Spasiqin si kryetar të Organit të Përkohshëm Komunal të komunës së Vitisë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit në zgjedhjet lokale, i cili u tërhoq nga gara zgjedhore në favor të Listës Serbe disa ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve.
Megjithatë, Spasiq, postimin në profilin e tij në Facebook tashmë e ka fshirë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë