Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune, ka shpalosur programin e tij qeverisës.
Prioritet për Halitin do jenë bujqësia, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe arsimi.
Në bujqësi Haliti zotohet për rritje e kapaciteteve të fermerëve, përmirësim e infrastrukturës bujqësore, pyllëzim e ripyllëzim i sipërfaqeve pyjore dhe hapje të një qendre inovative.
Ndërkaq zhvillimin ekonomik Haliti mendon ta rrisë duke krijuar një ambienti më të mirë për investime në këtë komunë, mbështetje të bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese si dhe fuqizim të bizneseve të grave, shkruan Klankosova.tv
E në infrastrukturë Haliti premton asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave nëpër fshatra, vazhdimin e ndërtimit të trotuareve, investimet në shtratin e lumit Morava, ndërtimin e shtigjeve të reja për biçiklistë si dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Për kandidatin e LDK-së për kryetar të Vitisë rritja e cilësisë së arsimit parafillor, fillor dhe atij të mesëm, sigurimi i laboratorëve dhe kabineteve dhe ofrimi i ndihmës financiare për nxënësit e studentët do të jenë prioritet në fushën e arsimit.
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...
Gjakovë: Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes, intervenon n...
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsen...