Një grua rreth moshës 77 vjeçare është goditur nga një kamion në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se aksidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë, në vendkalimin për këmbësorë, ku një grua është goditur nga një kamion.
“Sot rreth orës 9:30 është shkaktu një aksident afër shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Një këmbësore është goditur nga një kamion dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedurat e nevojshme, rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut”, ka thënë Hoxha.
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...