Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se në komunën që drejton vetëm 5 raste janë aktivë të prekur me koronavirus
Kastrati është shprehur se 42 raste janë shëruar përfshirë edhe vetë atë.
“Në komunën e Kamenicës kemi pasur 47 raste pozitive, 42 janë shëruar përfshirë mua kurse 5 persona janë aktivë edhe më tutje”, ka thënë Kastrati.
Ai tha se nga pesë rastet aktive në Kamenicë, tre nga ta janë pjesë të policisë, KEDS’it dhe komunës.
“Nga pesë rastet aktive, një është zyrtar i komunës, një tjetër është zyrtar i KEDS’it dhe një zyrtar i policisë. Në komunën tonë kemi pasur edhe një 80 vjeçar të shëruar”, është shprehur Kastrati./GazetaExpress/
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsen...
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plago...
Bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Hasan Prishtina...
“Haaland dhe Rodri janë dy nënshkrimet e mia yje”, Riquelme ...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...