Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër.
Ai uroi një mandat të suksesshëm, të stabilizuar dhe arritje për qytetarët e Kosovës, me drejtësi më të fortë, ekonomi më të zhvilluar, siguri më të lartë dhe integrim euro-atlantik më të shpejtë, shkruan Arbresh.info.
“Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj përmes dialogut me Serbinë, bashkëpunimit rajonal dhe presionit ndërkombëtar për reciprocitet dhe simetri në respektimin e minoriteteve.”
“Suksese qeverisë së re. Le të punojë me vendosmëri për të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë kufijve të Republikës së Kosovës!”, tha ai./Arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...