Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se sot ka nisur projekti për ndërtimin e parkut të madh në lagjen Kalabria.
Me anë të një postimi në Facebook, Zogaj tha se ky park do të shërbejë si një hapësirë e gjelbër dhe relaksuese për të gjithë banorët, përcjell Arbresh.info
“Sot nisëm një tjetër projekt të rëndësishëm për qytetin tonë – Parkun e Madh në Lagjen Kalabria. Ky park do të shërbejë si një hapësirë e gjelbër dhe relaksuese për të gjithë banorët, me një kënd të dedikuar për fëmijët dhe një skate-park për të rinjtë. Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe krijimit të mundësive të reja për rekreacion dhe argëtim. Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për lagjen tonë dhe qytetarët tanë!”, ka thënë Zogaj./Arbresh.info
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...