Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu ka reaguar për mos pengesat që e diela të bëhet pushim edhe në sektorin privat në komunën e Gjlanit.
Kadriu përmes një postimi në facebook i është referuar deputetes së LDK-së që vie nga kjo komunë duke thënë se së pari është dashur të flas me parti dhe kryetarin e komunës, Lutfi Hazirin, shkruan arbresh.info.
Madje ai ka shkruar se kjo është ‘lojë të ndyrë në kurriz të punëtorëve të shkretë.
“Valentinë, faji është pikërisht i LDK- së së Gjilanit pse e diela nuk është pushim
Sa mirë që edhe deputetja e LDK- së nga Gjilani nuk po pajtohet me politikat e asambleistëve të LDK- së në Gjilan.
Ka disa muaj që po shtyhet e po pengohet që e diela të bëhet pushim edhe në sektorin privat. Këtë çështje e kemi ngritur disa herë, por gjithmonë jemi penguar nga asambleisët e LDK- së, shumica e të cilëve kanë biznese ndërtimi dhe biznese tjera private, ku i shtypin dhe e shfrytëzojnë në maksimum fuqinë punëtore.
Zonja deputete Valentinë, për këtë temë, ju së pari është dashur dhe duhet të flisni me partinë tuaj në Gjilan dhe me kryetarin tuaj të partisë po në Gjilan, i cili është edhe kryetar i komunës tonë, sepse mu aty qëndron problemi. Pra, ju jeni arsyeja pse ky problem nuk ka marrë fund, ju jeni arsyeja pse vuajtjet e punëtorëve të sektorit privat ende nuk kanë marrë fund në Gjiilan. Partia juaj, asambleistët e partisë suaj dhe kryetari juaj janë fajtorët më të mëdhenjë që skllavërimi i punëtorëve në sektorin privat ende vazdhdon në Gjilan. Përderisa shumë qytetet tjera tashmë e kanë ndaluar punën të dielën, ju vazhdoni ta luani këtë lojë të ndyrë në kurriz të punëtorëve të shkretë, të cilëve vazhdojnë tu mohohen të drejtat më elementare. Pra, së pari takohuni e flisni mes vehte me partinë tuaj, e jepni fund këtij maskarallëku, e pastaj e dilni e flisni publikisht, nëse keni diç për të thënë”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK