Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.
Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës lëshon këtë deklaratë:
“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.
Z. Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019.
Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të PDK-së. /arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri