Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadeti Gazmend Pllana ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Kroacisë.
Mehaj në Facebook falënderon shtetin kroat për ndihmë në zhvillimin e kuadrove profesionale të FSK-së.
“Kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake të Kroacisë
Pas shkollimit katërvjeçar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë dhe paralelisht në Universitetin e Zagrebit, kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në drejtimin ‘Menaxhment dhe lidership ushtarak’.
Shumë urime Nëntoger Pllana e suksese në karrierën tuaj ushtarake si dhe mirënjohje e lartë për mbështetjen e madhe të partnerëve tanë kroat në zhvillimin e kuadrove tona profesionale”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN