Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi është deklaruar se përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini po përdor marrëveshjen Kosovë Serbi për ngritje në karrierë.
Këto komente, Kadaj-Bujupi i ka bërë përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, nga ku ka shkruar se Mogherini po kërkon që politika e jashtme e Kosovës të drejtohet me parimin e nënshtrimit ndaj kushteve të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit.
“Imponimet dhe shantazhet (edhe ato të llojit: kompromise të dhimbshme me Serbinë për liberalizimin e vizave) nuk janë frymë dhe vlerë e Bashkimit Evropian. As ndërmjetësimet me pikëpamje të paracaktuara, siç është “parti pris”-I”, shkroi deputetja e AAK’së.
Ajo u shpreh se Kosova është gati për dialog, por, për dialog të mirëfilltë, që nuk e dëmton interesin e Republikës.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë