Në moshën 75-vjeçare ka ndërruar jetë Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin e ka konfirmuar familja e tij e ngushtë.
“Të nderuar miq dhe familjarë. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali Shaban Sadriu. Për detajet e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar në Facebook i biri i tij, Flamur Sadriu.
Ali Sadriu ka pasur një karrierë të gjatë në shërbimin publik dhe në sektorin financiar. Ai ka shërbyer si deputet i LDK-së në periudha të ndryshme (1992-1998, 1998-2002, 2002-2004, 2004-2008, 2011-2014), Ministër për Ekonomi dhe Financa (2002-2004), dhe Bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (2000-2002).
Përpara angazhimeve politike, Sadriu ka punuar si drejtor financiar në Fakultetin e Mjekësisë (1977-1980), në Bankos (1980-1990) dhe në “Fabrika e Veglave dhe Ujtive Elektrike” (1975-1977).
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj