Ramadan Kllokoqi nga fshati Kllokoq i Prishtinës ka rreth 100 koshere bletësh.
Tash e 45 vjet, Kllokoqi merret me bletari, ani pse me profesion është profesor.
Për Arbresh.info ai tregon rëndësinë e kultivimit të bletëve dhe rëndësinë e tyre.
74 vjeçari jeton në fshatin Marec dhe pas daljes në pension nënë vjet më parë, ai vendosi t’i përkushtohet vetëm profesionit të bletarisë.
Ai tregon për sfidat e tij në fillimin e ndërtimit të koshereve për bletët.
“Jam bletar që merrem me këtë profesion që 45 vjet. E kam si hobi dhe këtë profesion e kam punuar me shumë vullnet dhe kemi leverdi prej këtij profesioni, por ka edhe efektet pozitive mjekësore. Kam punuar në arsim, por jam në pension që nëntë vjet. Si fillim kam blerë një koshere dhe një tjetër ma ka jep një dajë. Nga aty kam filluar me zhvillimin e bletëve. Përpara e kemi pasur shumë më të vështirë, sepse nuk kemi pasur mjaftueshëm material. Kemi bërë koshere me baltë të ndërtuar, por tash janë dalë kosheret kapelat. Nuk kemi pasur literaturë për kultivimin e bletëve”, tregon Kllokoqi.
Ai është i shqetësuar pasi sipas tij, të rinjtë nuk kanë interesim të merren me bletari.
Këtë vit të reshurat e shumta, sipas tij, kanë ndikuar në dëmtimin e vezëve të bletëve.
“Të rinjtë nuk po merren me bletë. Të moshuarit nuk mund të merren shumë me to. Që katër vjet ka shumë pak të bletë. Sivjet është shumë e dobët, pranvera ka qenë mirë, por kur filluan të reshurat bëri dëme, sepse kur ka nxehtë dhe ftohtë përnjëherë ftohen vezët” tregon ai.
Ai, na flet edhe për përfitimet shëndetësore që sjell bleta dhe produktet e saj.
Ndryshimet klimatike rrezikojnë bletët, Kllokoqi: Nëse bletaria bëhet në zhdukje, njerëzimi ka vetëm edhe katër vjet jetë
Megjithatë, përveç përfitimeve, bletaria ka edhe shpenzimet e veta.
“Bleta ka shumë të mira, shëron njerëzit që janë të sëmurë, bënë polenizimin e pemëve, nëse nuk ka bletë nuk ka pemë. Këtu njerëzit duhet të merren më shumë me bletë, duhet shteti me na ndihmuar më shumë. Ministria ka ndarë 20 euro për një koshere. Komuna tani pak ka ndarë subvencionet, por nuk e di sa do na japin. Për një bletë ka shpenzime 15 deri 20 euro në vit. Janë afro 100 koshere, vera ka qenë e dobët, e nëse Komuna nuk na ndihmon pak rrezikohet bletaria. Nëse bletaria bëhet në zhdukje, njerëzimi ka vetëm edhe katër vjet jetë”, tregon ai.
Sipas tij, kultivimi i bletëve dhe mbledhja e mjaltës nuk ka sjellë edhe shumë fitim për të.
“Jemi në minus te bletët mund të them 5 kilogramë në një koshere por nuk është asgjë. Përpara në një koshere ka qenë deri në 20 kilogram. Ka bleta që nuk të jep hiq”.
Sipas Kllokoqit, një bletë punëtore mund të prodhoj deri në 1/12 lugë të çajit me mjaltë.
“Ja ku janë bletët, për 21 dalin. Kjo ka vetëm një mbretëreshë ka trupin më të gjatë dallohet nga blatat e tjerë. Bleta jeton deri në 42 ditë, për shkak të punës që ajo e bënë lodhet nga krahët dhe puna. Një bletë në jetën e vet e bërë 1/12 lugë të çajit mjaltë. Bleta mund të jetoj deri në minus 30 gradë. Bleta mund të vdes vetëm prej sëmundjes dhe ushqimit të keq.
Në koshere, në varësi të llojit dhe madhësisë së një kolonie bletësh, gjenden 20.000-80.000 bletë.
Ndryshe, bletët e prodhojnë mjaltin në të njëjtën mënyrë, për të paktën 150 milionë vjet.
Kur mbledh nektarin dhe polenin, bleta viziton gjatë ditës rreth 1000 lule./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...