Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se nuk ka kurrfarë problemi të takohen me këdo qoftë sa i përket krijimit të Qeverisë së re të Kosovës.
“Ne duam të respektohet vullneti zgjedhor i qytetarëve serbë dhe duhet të pranohemi në mënyrë të barabartë. Nuk do të jemi ata që do të imponohemi dhe do të iniciojmë takime”, ka thënë Jevtiq.
“Dyert tona janë të hapura për ata që kanë fituar zgjedhjet. Qëndrimet se ‘nuk duam të bisedojmë me Listën Serbe’ nëse Kushtetua e thotë nuk është qasje e mirë. Duam të jemi pjesë e institucioneve për t’i zgjidhur problemet”, njofton klan kosova.
“Duam që të respektohet ligji. Nuk kemi nevojë për Brukselin vetëm të respektohet ajo që është e shkruar në Kushtetutë”.
Jevtiq në Info Magazine ka thënë se me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka biseduar kurrë.
“Jemi takuar brenda Kuvendit, por nuk kemi pasë rast të bisedojmë për asnjë temë çfarëdo qoftë. Jemi përshëndetur kurtuazi, kurrfarë bisede, Nuk ka pasur takim që mund të quhej takim në aspektin politik”.
Ai ka thënë se Lista Serbe ka fituar gati të gjitha votat e komunitetit serbë në Kosovë.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër