Drejtori i projektit për mbikëqyrjen e punës së Kuvendit të Kosovës, Jetmir Bakija nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një intervistë për “Tribuna Channel, ka thënë se ministrat e Qeverisë së Kosovës janë treguar të papërgjegjshëm, pasi nga 218 pyetje sa janë shtruar nga ana e deputetëve brenda gjashtë muajve, kanë marr vetëm 106 përgjigje.
Ai ka folur edhe për miratimin e ligjeve që kanë ndodhur në këtë periudhë, ku sipas tij, janë 1/4 e ligjeve që nuk janë miratuar.
Bakija ka theksuar se koalicioni i madh është krijuar për të marr vendime që kërkojnë edhe shumicën kualifikuese, por nuk doli ti kenë numrat për ndryshimet kushtetuese.
Ai ka nënvizuar se kemi pasur disa raste ku është shmangur rregullorja e Kuvendit për të miratuar disa ligje.
Intervistën e plotë, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...