Në takimin e 300-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i mbajtur të mërkurën, ka dhënë dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, pasi është propozuar për dekretim te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Lajmin edhe njëherë për arbresh.info e ka konfirmuar tashmë ish kryetari i Gjykates Supreme, Enver Peci.
Në këtë takim, KGJK-ja njoftoi se ka miratuar dorëheqjen e kryetarit të Supremes.
Ndryshe, më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit Vjosa Osmanit emërimin e Enver Pecit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
Pas votimit të fshehtë, ku morën pjesë 87 deputetë, Peci kishte marrë 66 vota, të cilat janë të mjaftueshme për zgjedhjen e tij, ndërsa të pavlefshme kanë qenë tri fletëvotime. /arbresh.info/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati