Japonia i ka dhuruar Kosovës një donacion me vlerë prej 810 mijë euro, që do të shërbejë në përkrahje të ngritjes së kapaciteteve spitalore në luftë me COVID-19.
Donacioni përfshin pajisje mjekësore 20 Pompa shiringash dhe 10 Elektrokardiograma.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu vlerësimin më të lartë për ndihmën e popullit japonez për Kosovën, sidomos gjatë pandemisë, shkruan arbresh.info.
Në anën tjetër ambasadori i Japonisë, Akira MIZUTANI deklaroi se është i kënaqur që të dorëzojë grupin e parë të pajisjeve mjekësore japoneze që ishte premtuar në marrëveshjen që ai nënshkroi shtatorin e kaluar.
Ai theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor.
Shëndetësisë kosovare pritet t’i arrijnë edhe pajisje të tjera në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore.
“Përveç dhurimit të sotëm, pajisjet e mbetura të tilla si aparatura me ultratinguj dhe rrezet-X të lëvizshme pritet të arrijnë në Kosovë këtë verë. Pajisjet do të shpërndahen nga sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera rajonale në të gjithë Kosovën”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët