Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Arbreshë Hyesni-Kryeziu. pas një deklarate që kjo e fundit kishte bërë.
E pyetur për pozitën e profesoreshës në Shkup, që thuhet se i është ofruar Baljes në këmbim të votës për Albulena Haxhiun, deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu ka thënë se është kureshtare të dijë se çfarë lënde do mund të ligjëronte deputetja nga komuniteti boshnjak.
”Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, është shprehur ajo në Kanal10.
E Balje, duke iu referuar kësaj deklarate reagoi duke thënë se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, teksa pati edhe një mesazh për deputeten e VV-së.
“Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë”, shkroi Balje.
Postimi i plotë:
P.S. Kjo duhet të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur sepse është kaq e rëndësishme për mua se çfarë mendojnë ata, sa nuk mund ta imagjinosh…Mos vet!!!!!
Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë.
Arbëreshë Kryeziu Hyseni
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...