Gjykata Speciale po vazhdon të mbaj endë në paraburgim në Hagë, Jakup Krasniqin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Për ta shtyrë kohën në çelin e burgut, Krasniqi po thurë vargje poetike.
Së fundmi vajza e tij, Gresë Krasniqi ka publikuar disa vargje që i ka shkruar Krasniqi duke përshkruar gjendjen e tij momentale në çeli.
“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë moshë”, janë vargjet që ka shkruar Jakup Krasniqi.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020./Arbresh.info/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë