Jakup Krasniqi deklaroi se veprimtari Adem Demaçi ka qenë faktori kryesor që e shtyu atë të bëhet pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së.
Nga fjalët e Demaçit, Krasniqi tha se kuptoi që nuk mund ta vazhdojë jetën me kokën ulur.
“Adem Demaçi më tha se liria nuk arrihet pa luftë dhe sakrifica. Nga këto fjalë emocionuese kuptova që më nuk mund të jetoja me kokën e ulur në zall si struci.Ishin momente vendimtare, thashë; liri o vdekje por jo kurrë më nën sundimin e politikave gjenocidale të Serbisë”, tha ai.
Ai tregoi se në vitin 1998 kur e mori pozitën e zëdhënësit, e gjithë familja e tij ka qenë nën rrezikun nga forcat serbe.
“Thosha se jemi strukturë e organizuar mirë sepse ishte e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë shpresat për liri dhe ballafaqim me serbët, këto duhet të shihen në funksion të propagandës tonë. Ato ishin në funksion të thirrjeve për bashkim me Shqipërinë”, tha Krasniqi.
Ai foli edhe për komunikatat e UÇK-së për të cilat tha se kanë përmbajtur shkrime se UÇK-ja ka qenë e organizuar me qëllim të rritjes së respektit për UÇK-në, në mënyrë që njerëzit t’i bashkohen ushtrisë./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira