Presidentja Atifete Jahjaga priti të hënën përfaqësueset e Bordit të Grupit të Grave Deputete, të kryesuar nga Blerta Deliu Kodra, Time Kadrijaj e Valbona Bytyqi, anëtare.
Jahjaga uroi bordin e ri duke theksuar rëndësinë e punës së tij dhe shprehu përkushtimin e saj për përkrahjen e grupit të grave, në të gjitha aktivitetet rreth fuqizimit të gruas dhe arritjes së barazisë gjinore.
Kryetarja e Bordit të Grupit të Grave Deputete, Deliu Kodra tha se grupi i grave deputete do ta vazhdojë punën me intensitet të shtuar në përfaqësimin e gruas dhe fuqizimin e saj edhe në politikë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.
Ajo e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe shtoi se gratë në institucione duhet të punojnë së bashku me qëllim të arritjes së barazisë në shoqëri.
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...