Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka, Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, priti në takim Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi, transmeton arbresh.info.
Me këtë rast, Shefi i Misionit të KNKK-së, Agim Gashi, në përkrahje të nismës për hartimin e Planit të Përbashkët të institucioneve kompetente, i dorëzoi Mbajtësit të Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, propozimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përfshirje të mundshme.
Propozimet kyçe të KNKK-së ndërlidhen me zbatimin dhe plotësimin e bazës ligjore për çështjen e personave të zhdukur, mundësitë për sigurimin e informatave të reja, si dhe adresimi i çështjes së mbetjeve mortore të paidentifikuara.
Jahja Lluka, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, falënderoi KNKK-në për propozimet e dorëzuara dhe i njoftoi rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës për adresimin e kërkesave të drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur.
Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinojnë aktivitetet në përpjekjen e përbashkët që familjet e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot