Më 8 gusht, Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen publike për aplikim për masa të efiçencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.
Qeveria do të subvencionojë rreth 2.000 familje deri në 50 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5.500 eurosh.
Ky subvencion përfshin koston e izolimit të jashtëm të shtëpisë, ndërrimin e dritareve dhe të derës së hyrjes, si dhe izolimin e kulmit.
Për këtë projekt janë ndarë gjithsej 10 milionë euro.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka dalur në sheshin e kryeqytetit për t’i pyetur qytetarët se a janë të interesuar të aplikojnë për këtë fond.
Sipas disa përgjigjeve të qytetarëve, ata ende nuk kanë aplikuar në këtë fond dhe për disa të tjerë përkrahja 45 përqind nga Ministria e Ekonomisë nuk është edhe aq e mjaftueshme.
Por për një qytetarë tjetër, kjo përkrahje nga Ministria e Ekonomisë nuk do të jepet për qytetarët asnjëherë.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...