Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është shprehur optimist rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.
Orlando ka falënderuar Kroacinë për udhëheqjen gjashtë mujore të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe më pastaj i ka uruar fat Gjermanisë për udhëheqjen e ardhshme gjashtëmujore.
“Faleminderit Kroacisë për semestrin e shkëlqyer dhe fat të mbarë Gjermanisë në kryesimin e saj të BE-së! Siç tha kryeministri Giuseppe Conte në Zagreb: së shpejti presim liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit gjerman. Është koha”, ka shkruar ambasadori Italian në Twitter.
Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave, vendet fqinje e kanë përfunduar këtë proces shumë vite më parë.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës