Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Ismaili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me ambasadorin Kosnett kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë si dhe e ka njoftuar atë për luftën që kanë bërë kundër korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për situatën aktuale politike, si dhe e njoftova për luftën e madhe kundër korrupsionit që kemi bërë në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, duke ndalur çmimet e fryra të barnave. Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkrahjen e parezervë në secilin hap të shtetndërtimit dhe gatishmërinë e saj për të qenë aleate e jona edhe në reformat për shëndetësi. #BashkëeNdreqim
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar