Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka kërkuar që emri dhe nënshkrimi i tij për plotësimin e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale më të mos publikohet në medie, shkruan arbresh.info.
Kjo për shkak se ai ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga sekretari që emri i tij të tërhiqet, pasi që thotë se në momentin e nënshkrimit nuk i është treguar e vërteta.
Ai thotë se këtë kërkesë e ka bërë para se të publikohen listat, duke shtuar se emri i tij më nuk do të duhej të figuronte në këtë të fundit.
“Kërkoj nga Parlamenti, konkretisht nga sekretari që emri im të hiqet prej listës së nënshkrimeve për projektligjin për shfuqizimin e ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Këtë kërkesë e kam bërë para se të publikohen listat. Në momentin që unë e kam kuptuar se për çka bëhet fjalë kam kërkuar që të tërhiqet emri im për shkak se nuk më është treguar e vërteta. Emri im më nuk duhet të publikohet në medie, për shkak se unë kam bërë kërkesë edhe zyrtarisht që të tërhiqet nënshkrimi im”, ka thënë ai.
Arbresh.info posedon edhe dokumentin përmes së cilit deputeti, Islam Pacolli ka kërkuar nga Kuvendi që t’i tërhiqet emri i tij/arbresh.info/

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...