Gjykata Thmelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-zyrtares së Bashkimit Evropian, Albina Nura, lidhur me akuzën për korrupsion.
Në këtë rast, ish-zyrtarja e BE-së, Albina Nura akuzohej që i ka shkaktuar dëm buxhetit të BE-së 500 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Konflikt i interesit”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi ndaj Nurës u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, me anëtarë Lutfi Shalën dhe Kushtrim Shytin.
Sipas vendimit, e akuzuara u lirua nga akuza për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Konflikt interesi” pasi nuk është provuar se ka kryer veprat penale për të cilat akuzohej.
Prezentë në shpallje ishin e akuzuara Nura me avokatin Kadri Mjekiqi, si dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar- Leutrim Syla. Ndërkaq, nuk prezantoi askush nga Prokuroria Speciale. Me rastin e lirimit nga akuza, Nura nga emocionet nisi të qante.
Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil. Ndërkaq, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pasi ta marrë aktgjykimin në formë të shkruar.
Aktakuza ndaj Nurës ishte ngritur më 18 maj 2021, në të cilën thuhet se ajo i kishte shkaktuar dëm buxhetit të BE-së 500 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Konflikt i interesit”.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...