Ish-presidenti i Katalonjës kritikon Sanchezin: Njohu Palestinën, por s’njeh evropianët e Kosovës

ADDS SECOND SENTENCE. FILE - Catalan leader Carles Puigdemont speaks at a press conference in Alghero, Sardinia, Italy, Oct. 4, 2021. Puigdemont says that he will return to Spain for the first time since leading a failed 2017 breakaway bid if he has a viable chance to be restored as regional president following upcoming elections. Puigdemont is still a wanted man in Spain and hoping that a contentious amnesty bill that was crafted by Spain’s left-wing government to clear him and hundreds of other supporters successfully makes it through the Madrid parliament in the coming months. (AP Photo/Gloria Calvi, File)

21:51 | 24 Maj 2024
KRG

Ish-lideri që udhëhoqi referendumin në Katalonjë, Carles Puigdemont, ka theksuar se Spanja  po përdorë standarde të dyfishta, pasi kryeministri Pedro Sanchez  ka njoftuar se do ta njohin shtetin e Palestinës.

Puigdemont në një video në platformën ‘X’, ka pyetur se përse Spanja ka vendosur ta njohë Palestinën e jo edhe Kosovën, “vend me të cilin Bashkimi Evropian ka marrëdhënie diplomatike”.

Ish-presidenti i Katalonjës kritikon Sanchezin: Njohu Palestinën, por s’njeh evropianët e Kosovës

“Spanja ka njoftuar se do ta njohë shtetin e Palestinës në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën dhe mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani mbrojtës i së drejtës të vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve. Një qëndrim që shumica e katalanasve e kanë mbrojtur gjithmonë. Por jo, nuk është kështu. Në fakt, Spanja është një nga vendet e pakta të Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Nuk ia njeh të drejtën evropianëve të Kosovës që të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre, pavarësisht se Bashkimi Evropian tashmë ka marrëdhënie diplomatike me ta”, ka thënë Puigdemont në një video të postuar në “X”.