Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej me zyrtarë të tjerë kishtarë kanë arritur sot në Kosovë.
Ai në vendin tonë do të qëndrojë dy ditë dhe do t’i vizitojë Patrikanën e Pejës e Graçanicës. Ai sonte do të jetë në Manastirin e Deçanit.
“Nuk mundemi dhe nuk ta japim atë që me shekuj ka qenë e jona e kurrë në histori nuk i ka takuar shqiptarëve, pa marrë para sysh pse na është grabitur dhe tani është nën pushtim të huaj. Ky është qëndrim i njëzëshëm i Këshillit argjipeshkvor dhe i shumicës së madhe të besimtarëve”, ka thënë Irinej para ardhjes në Kosovë, raporton koha.net
Ai, siç përcjell “novosti” ka theksuar se Kisha nuk përpiqet për konflikt të ngrirë në Kosovë por nuk është as për njohjen e aktit të kryer të arritur, sipas tij me “padrejtësi, agresion, dhunë e krime”, ndërsa ka shtuar se rreth Kosovës “nuk duhet vepruar me shpejtësi dhe as me zgjidhje provizore”.
Në Kosovë Irinej ka ardhur nga Mali i Zi ku kishte adresuar akuza të shumta nga pushteti i atjeshëm.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...