Pavarësisht situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit, investimet e huaja në Kosovë nuk e kanë ulur vlerën e tyre.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë për arbresh.info se nga muaji janar deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e investimeve të huaja në Kosovë ka arritur deri në 250 milionë, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ku vlera e investimeve të huaja kishte arritur vlerën prej 216.4 milionë euro.
Pra, sipas të dhënave të kësaj banke është një rritje prej 34 milionë eurove.
“Vlera e përgjithshme e investimeve të huaja në Kosovë për periudhën janar-shtator 2020, ishte 250.7 milionë euro që është një rritje prej 34.3 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ku vlera e investimeve të huaja për të njëjtën periudhë, arriti vlerën prej 216.4 milionë euro”, thonë nga BQK.
Ndërsa investimet më të mëdha thonë se janë bërë në sektorin e patundshmërive dhe shërbimeve financiare, minierat, bujqësia etj.
“Pjesa më e madhe e investimeve është bërë në sektorin e patundshmërive dhe të shërbimeve financiare, minierat, bujqësia etj”, thonë nga BQK
Ndër të tjerash arbresh.info ka tentuar të marr një përgjigje nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lidhur me atë se a kanë qenë të shumta kërkesat për të investuar në vend.
Por, pavarësisht tentimeve, këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Sipas Ligjit për Investime Strategjike, statusi i investuesit strategjik vlerësohet ai që i kontribuon rritjes ekonomike, punësimit dhe zbatimit të teknologjive të reja apo që ndikon në rritjen e mirëqenies dhe kushteve të jetës së qytetarëve të Republikës se Kosovës.
Kujtojmë se shuma më e lartë e investimeve të huaja në Kosovë ka qenë 440 milionë euro në vitin 2007, ndërkaq më e ulëta, në vitin 2014 me vetëm 151 milionë euro./E.H/arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...