Drejtoria e Inspekcionit në koordinim me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë, si dhe KRM “UNITETI”, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, në hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë.
Për lirimin e atyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë, thuhet në njoftimim për media shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë aksion, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se këto hapësira do të jenë përherë të lira, ku çdo ditë do të jenë të pranishëm për inspektim, Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.




A do t’i rikthehet politikës – flet nga Haga ish-presidenti ...
U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet E...
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë
Trump: Ishim një orë larg sulmit ndaj Iranit, vendet arabe e...
Haradinaj në takim me Hargreaves, temë anëtarësimi i Kosovës...