Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës tha se incidenti ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë, dhe si pasojë e goditjes me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha për Gashi.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës