Instituti i Mjekësisë Ligjore njofton se kanë hyrë në javën e tretë ku ekipet e ekspertëve mjeko ligjorë të IML-së po gërmojnë në lokacionin Kozhle në rrethinën e Novi Pazarit, ku dyshohen për mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
IML thekson se deri më sot, në territorin e Serbisë janë lokalizuar pesë varreza masive prej ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
“Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës. Ekspertët mjeko ligjorë të Institutit në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, dhe organizatat tjera që e ndihmojnë këtë proces, bazuar në mandatin ligjor mbesin të përkushtuar që të japin kontributin e tyre në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...