Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në cilat rajone përmbushen standardet për ujë të pijshëm pas vërshimeve që kapluan vendin ditët e fundit.
Bazuar në të dhënat nga rezultatet laboratorike në IKShPK dhe QRShP rajonale ende edhe sot në disa rajone uji nuk i përmbushë standardet e paraparë për ujin e pijshëm, përcjell arbresh.info.
Regjioni i Prishtinës:
Uji në regjionin e Prishtinës i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën
Regjioni i Mitrovicës:
Uji në qytetin e Mitrovicës dhe në Skenderaj nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.
Uji në qytetin e Vushtrrisë është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.
Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-oresh për popullatën
Regjioni i Pejës:
Në mostrat e grumbulluara sot ende vazhdon vlerë e rritur e turbullirës në ujin për pije në të gjitha njësitë e rrjetit te ujësjellësit KRU Hidrodrini :
Uji në Pejë, regjioni që furnizohet nga sistemi i Ujit të Zi dhe në Deçan i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.
Vitomirica dhe Novosella që furnizohen nga sistemi i Radavcit nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.
Uji në Istog dhe Klinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.
Regjioni i Gjakovës:
Uji në Gjakovë dhe Rahovec i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm
Uji në sistemet: Damjan dhe Gërqinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm
Regjioni i Prizrenit:
Në Malishevë edhe pse ka filluar uji të kthjellohet ende vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara për ujin e pijshëm.
Nga të dhënat laboratorike:
Uji në regjionin e Prizrenit i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm
Uji në Malishevë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm
Regjioni i Ferizajit:
Nga të gjitha mostrat e analizuara për rajonin e Ferizajit dhe Kaçanikut:
Uji i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.
Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën
Regjioni i Gjilanit:
Uji në Gjilan, Kamenicë dhe zonën e fshatrave i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm
Uji në Viti nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm
Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara:
që para përdorimit uji të vlohet, të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar
IKShPK/QU vazhdon me monitorim te ujit për pije dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona.
Mos furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për popullatën mbetet akoma shqetësues.
IKShPK/QU në bashkëpunim me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve, vazhdojnë angazhimin për stabilizim të furnizimit me ujë të pijshëm./arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...