Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike. Sipas IKD-së, kjo shkel Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat zgjedhore.
Në mbledhjen e 84-të të datës 27 nëntor 2025, KQZ miratoi hapjen e qendrave të votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Përveç përfaqësive diplomatike, vendimi parashikon hapjen e 10 qendrave shtesë në Gjermani (5), Zvicër (3), Mbretërinë e Bashkuar (1) dhe SHBA (1), me gjithsej 43 vendvotime dhe një numër maksimal prej 40,850 votuesish.
IKD thekson se Ligji nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme lejon hapjen e qendrave të votimit vetëm brenda përfaqësive diplomatike — ambasada, konsullata dhe misione diplomatike ose konsullore. Sipas ligjit, KQZ mund të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme listën e përfaqësive diplomatike dhe të përcaktojë numrin e vendvotimeve dhe votuesve për secilën përfaqësi. Ligji nuk parasheh hapjen e qendrave jashtë këtyre përfaqësive.
IKD paralajmëron se hapja e qendrave shtesë jashtë përfaqësive diplomatike rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe mund të sjellë keqpërdorime ose anulim të votave në këto qendra.
Instituti i Kosovës për Drejtësi i bën thirrje KQZ-së të ndërpresë çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe të sigurojë që proceset zgjedhore të jenë plotësisht të ligjshme dhe të besueshme./Arbresh.info
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...