Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dal me një njoftim sa i përket reshjeve të fundit në vend.
IHMK njofton se situata në vend nuk është akoma stabile, pasi edhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende vende me ingensitet më të lartë.
Sipas IHMK-së, reshjet mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjellura me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëket, prrocakt etj).
Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në vend akoma nuk është stabile, ngase edhe sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende vende me ingensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh etj.
Ndërsa sot në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 29gradë Celsius./Arbresh.info/
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...