Policia e Kosovës, ka ndaluar një person në Aeroportin e Prishtinës, nën dyshimin se i njëjti në pasaportën e tij kishte leje qëndrimi të falsifikuar për një vend perëndimor.
Sipas PK-së rasti është përcjellë tek njësitë e hetimeve përkatëse.
Komunikata e plotë:
Dje më datë 06.10.2021, në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ” Adem Jashari” gjatë në kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perendimor, udhëtari me iniciale B.Z; viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaporten e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqendrimi i një shteti tjetër.
Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në menyrë mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumentave, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.
Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jet i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njesiti i hetimeve për kompletim.
Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet për menaxhim dhe kontroll kufitar, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, mbesin të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për levizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë personat që plotësojnë kriteteret e parapara./arbresh.info/

178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...