Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi ia ka vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, e dyshuara në shenjë revolte kishte shkrepur një fishek, shkruan Arbresh.info.
Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 22.02.2025 – 20:50. Me 23.02.2025 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj, viktimës mashkull kosovar dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishekë. Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të ...
SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin në çdo moment
Andin Hoti në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Shkëlzen ...
Rama në Romë: Duke përsëritur mësimet përpara takimit, se mo...
Haxhiu për tragjedinë në Malishevë: Shpreh ngushëllimet më t...
Konjufca pret në takimin homologun nga Belgjika, Maxime Prev...